Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Roma “zgjohet” dhe triumfon në Olimpico

schedule22:50 - 25 Nëntor, 2021

schedule 22:50 - 25 Nëntor, 2021

Roma ka arritur të triumfojë në Olimpico sot në mbrëmje ndaj ukrainasve të Zorya Luhansk.

Kryeqytetasit e kanë patur shumë të lehtë këtë sfidë që luhej për kualifikimet e grupeve të Conference League. Në minutën e 15’ Roma hapi sfidën me një gol nga Perez. Disa minuta më vonë, në minutën e 33’ Zaniolo dyfishon rezultatin. Verteout humbi dhe një penallti në fund të pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë Abraham ka trefishuar rezultatin duke i dhënë sigurinë ekipit. Në të 75’ ishte përsëri Abraham duke shënuar dhe dopietën e tij personale për këtë ndeshje.



Ndeshja ishte komplet e dominuar nga ekipi italian. Me këtë fitore Roma rënditet e dytë me 10 pikë duke siguruar kështu kualifikimin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!