Nuk ka surpriza në Serie A. Napoli dhe Atalanta fituan në fushën e tyre, teksa Roma nuk u përmbajt në transfertë kundër Bologna, takim që e fitoi me rezultatin 1-5. Të gjashtë golat u shënuan në pjesën e parë në ” Renato Dall’Ara”. Dzeko, Pellegrini, Veretout dhe Mkhitaryan realizuan për verdhekuqtë, teksa “manita” u plotësua nga autogoli i Polit.
Autogol edhe në krahun tjetër, me Cristante që dërgoi topin gabimisht në portën e tij. Marash Kumbulla e nisi ndeshjen si titullar, por në minutën e 67-të i la vendin Smalling. Atalanta nuk vuajti aspak në fushën e vet përballë Fiorentinës, që ndodhet në krizë totale. Gosens zhbllokoi takimin në minutën e 44-t, teksa në fraksionin e dytë të sfidës erdhën edhe golat e Malinovsky dhe mbrojtësit Toloi.
Më të vështirë e pati Napoli përballë Sampdorias në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Jankto kaloi miqtë në avantazh në pjesën e parë, por djemtë e Gattusos përmbysën gjithçka në 45 minutat e dyta. Lozano barazoi takimin në minutën e 53-të, ndërsa goli i fitores erdhi nga Andrea Petagna çerek ore më vonë. /abcnews.al
https://streamable.com/v0dg2a
Serie A, java e 11-të
Atalanta-Fiorentina 3-0
(Gosens 44′, Malinovsky 55′, Toloi 63′)
Bologna-Roma 1-5
(Cristante (aut) 24′ / Poli (aut) 5′, Dzeko 10′, Pellegrini 15′, Veretout 35′, Mkhitaryan 44′)
Napoli-Sampdoria 2-1
(Lozano 53′, Petagna 68′ / Jankto 20′)



