VIDEO/ Roma nuk toleron, kryeqytetasit mposhtin Udinesen

schedule19:57 - 26 Nëntor, 2023

schedule 19:57 - 26 Nëntor, 2023

Roma ka marrë një fitore jo shumë të lehtë ndaj Udineses në shtëpi me shifrat 3-1.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh në minutën e 20’, ku Dybala asistoi për Mancini dhe mbrojtësi italian e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Roma befasohet pasi Udinese barazon shifrat në minutën e 57’ me anë të Thauvin. Roma sigurisht dominoi sfidën, duke tentuar disa herë të çante mbrojtjen bardhezi.

Skuadra e Mourinhos ia doli në minutën e 81’, ku Lukaku asistoi për Dybala dhe argjentinasi shënoi golin e rezultatit 2-1. Por “gladiatorët” shënuan edhe të tretin në përfundim të sfidës me El Sharaawy, Me këtë fitore, Roma renditet tashmë në vendin e pestë me 21 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat