VIDEO/ Rikthimi i Brojës sjell fitoret, Chelsea triumfon me “poker” ndaj Burnley në “Turf Moor”

schedule18:03 - 7 Tetor, 2023

schedule 18:03 - 7 Tetor, 2023

Armando Broja duket se është kthyer në “hajmalinë” e teknikut Mauricio Pochettino, teksa që prej rikthimit të 22-vjeçarit, Chelsea është rikthyer në fitoret radhazi, me të fundit, që ishte kjo e pasdites së kësaj të shtune, në transfertën e Burnley, me rezultatin e thellë 1 me 4.

Pavarësisht rezultatit, sipari i golave në “Turf Moor” u çel nga vendaset e Burnley, të cilët gjetën rrugën e rrjetës, që në minutën e 15’ të sfidës falë talentit francez, Wilson Odobert, mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi në mintuën e 42’-të vjen dhe goli i baraspeshës, sërish nga skuadra e Burnley, me qendërmbrojtësin belg, Ameen Al-Dakhil që devijon gabimisht një top të Sterling duke e çuar topin në rrjetën e tij.

Fillimi i pjesës së dytë tregoi një lojë totalisht tjetër nga “blutë” e Chelsea, të cilët arritën të shënonin plot 3 herë të tjera në portën e vendasve, fillimisht me 21-vjeçarin, Cole Palmer në minutën 49’ e më pas me Raheem Sterling e Nicolas Jackson, në minutat 65’ e 75 të sfidës, duke ‘vulosur’ fitoren me “poker” në transfertë.

Falë këtij rezultati, Chelsea ngjitet në vendin e 10 të tabelës me 11 pikë, teksa regjistron 2 fitore radhazi, ndaj Fulham e Burnley, ndërsa këta të fundit mbeten në vendin e 18 të tabelës me vetëm 4 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Wilson Odobert, 1-0:

Autogoli i Ameen Al-Dakhil, 1-1:

Goli i Cole Palmer, 1-2:

Goli i Raheem Sterling, 1-3:

Goli i Nicolas Jackson, 1-4:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!