Barcelona rikthehet te fitorja. Katalanasit e kishin detyrim triumfin kundër Valladolid dhe ia dolën me rezultatin 0-3. Skuadra e Koeman e zgjidhi shpejt ndeshjen, pasi shënoi dy herë që në pjesën e parë.
Lenglet ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen, për t’i lënë radhën sulmuesit Martin Braithwaite. Qetësia e duhur për Barcelonën, pasi kishte ngecur më parë me Valencian.
Lionel Messi, i cili edhe asistoi në golin e parë, shënoi të tretin për Barcelonën. Një aksion perfekt dhe argjentinasi që depërtoi në zonë dhe ndëshkoi portierin kundërshtar. 0-3 dhe llogaritë ishin mbyllur. /abcnews.al