VIDEO/ Rihapet sfida, gafa e Alias nderon “verilindorët” e Kukësit

schedule15:06 - 28 Nëntor, 2023

schedule 15:06 - 28 Nëntor, 2023

Teksa gjithçka po shkonte drejt një fitoreje komode, në favor të “ujqërve” të Skënderberut, “verilindorët” e Kukësit kanë arritur të ngushtojnë diferencën, duke hapur sërish sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Nga një dalje e pallogarituar, siç duhet, nga “gardiani” i Skënderbeut, Marco Alia përfiton mbrojtësi grek, Vasilios Zogos, i cili me një goditje të lehtë me kokë dërgon topnin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: