Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rigjeti golin pas 4 muajsh, Emanuele Ndoj ka një dedikim prekës

schedule18:57 - 13 Mars, 2021

schedule 18:57 - 13 Mars, 2021

Emanuele Ndoj e kishte luajtur më 11 nëntor ndeshjen e fundit me Brescian. Mesfushori mirditor, pjesë e Brescias në Serie B, u rikthye sot të luajë me ekipin e tij dhe të shënojë.

24-vjeçari u fut në fushë në minutën e 61-të në ndeshjen jashtë fushe kundër Frosinones dhe në minutën e tretë shtesë dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar “Dallëndysheve” suksesin 0-1.

Lojtari i kombëtares shqiptare foli pas ndeshjes për DAZN, aty ku u ndal te goli, dedikimi dhe trajneri spanjoll Clotet, i cili ia ka dalë të ndryshojë për mirë Brescian.

Nuk luaja prej 4 muajsh dhe ishte një çlirim i madh për mua. Kam vuajtur, pasi nuk luaja dot dhe nuk mund të ndihmojë skuadrën. Golin ia dedikoj dajës tim që nuk jeton më, familjes time dhe atyre që më duan.

Ky gol i fshin disi dhimbjet që kam kaluar. Kampionati është i gjatë dhe duhet të vazhdojmë përpara me shpirtin me të cilin luajtëm sot. Trajneri Pep Clotet i ka sjellë shumë gjëra ekipit tonë.

Intensitet, presing dhe mbi të gjitha na ka hequr frikën në lojën një kundër një. Në fillim duhet të sigurojmë mbijetesën, më pas të shohim se çfarë mund të arrijmë“, deklaroi Ndoj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!