Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve publikoi dy ditë më parë kalendarin e fluturimeve që do të kryheshin nga dita e hënë deri më 23 prill për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur jashtë kufijve, por edhe të të huajve që kanë mbetur në vendin tonë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në këto 3 ditë, në aeroportin e Rinasit do të ketë fluturime nga Italia, Austria, Gjermania dhe Londra që pritet të kthejnë qindra qytetarë të bllokuar.
Siç shihet nga pamjet e publikuara në ABC News, një numër prej 160 -170 shqiptarësh janë në pritje për tu nisur drejt Shqipërisë, në aeroportin e Lutonit në Londër./abcnews.al