Rey Manaj është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe pas tripletës në ndeshjen e kaluar me Barcelonën ndaj Tarragona, sulmuesi ka gjetur sërish rrjetën.
Barcelona luan miqësore ndaj Girona dhe lushnjari meritoi vend titullari nga Koeman dhe nuk e ka lënë pa e shpërblyer. Sulmuesi i kombëtares sonë ka arritur të shënojë në minutën e 24-t.
Manaj shfrytëzoi në maksimum një pasim nga e majta dhe pranë portës nuk gaboi, por tundi rrjetën, duke çuar shifrat në 2-0. Gerard Pique shënoi golin e parë me penallti. /abcnews.al
https://streamable.com/kjxsk4