Flamurtari mori një pikë në ndeshjen kundër Bylisit në transfertë dhe në Vlorë mendojnë se mund të kishin marrë më shumë po të mos kishte qenë për gjykimin e bërë nga gjyqtari Adrian Beqiri. Klubi vlonjat ka publikuar edhe disa raste për moviolë dhe i analizon.
POSTIMI I FLAMURTARIT – Nuk presim nga asnjë analist për të bërë moviolën me rastet në ndeshjen Bylis – Flamurtari F.C, prandaj po i publikojmë.
1. Momenti i dëmtimit të dy lojtarëve, duket që topi preket nga lojtari me numrin 25 (Tuxa) dhe kontrollohet nga Ribaj.
2. Me rregullore topi i kthehet ekipit që kishte kontrollin para ndërprerjes së lojës, por arbitri bëri të kundërtën. Mungon edhe FAIR PLAY nga Bylis .
3. Jepet 11-metërsh nga mesi i fushës, edhe pse kontakti është dyluftim në ajër. Arbitri shumë i bindur për të dhënë 11-metërsh në distancë 40 metra larg nga aksioni.
4. Në zonën e Bylis ka prekje me dorë nga lojtari me numër 8. Arbitri vendos bilbilin për të dhënë 11-metërsh dhe bëhet “pishman”, duke vazhduar lojën. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B9NSPmwHGCo/?utm_source=ig_web_copy_link