Moti i keq këtë të mërkurë ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se disa rrugë të qytetit të Durrësit kanë prezencë të madhe uji, nga reshjet e shumta.
Probleme ka edhe me qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve, teksa është pezulluar edhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese.
“Qyteti i Durrësit ka pasur prezencë të lartë të ujit. Ka qenë e pamundur lëvizja e automjeteve, por edhe qytetarëve. Në momentin që po flasim, uji është tërhequr disi. Sa i përket situatës në portin detar, është situatë normale, tragetet kanë ardhur dhe janë nisur sipas orarit të aktuar. Vetëm anijet e tonazhit të ulët dhe të peshkimit janë ankoruar. Situata është disi më i stabilizuar. Kemi një situatë deri diku normale, por sipas parashikimeve, do të kemi situatë më të vështirë gjatë mesditës dhe pasdites së sotme”, raportoi gazetari Musaj./abcnews.al