Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës në qytetin e Vlorës kane sjellë probleme mbrëmjen e së dielës në disa akse rrugore të qytetit. Rruga tek lagja Pavarësia 3 ka prezencë uji dhe makinat e vogla kanë kalojnë me vështirësi.
Po ashtu tek Biblioteka e qytetit ka prezencë uji, i cili arrin deri në 20 cm. Edhe zona e Skelës, 28 Nëntori dhe 24 Maji kanë rrugë të përmbytura.
Situata vijon të jetë problematike duke marr shkas edhe nga reshjet që vijojnë të bien në Vlorë. Punonjësit janë në terren për mirëmbajtjen e pusetave si dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat.