VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa akse kryesore për qarkullimin e automjeteve

schedule10:57 - 21 Prill, 2024

schedule 10:57 - 21 Prill, 2024

Vlora është përfshirë nga reshje të dendura të shiut mëngjesin e së dielës.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se për shkak të reshjeve, ka pasur probleme në disa akse kryesore.

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nga prania e ujit në lagjen “Rilindja”, apo siç njihet në Vlorë rruga pranë Albano dhe Romina.

Në Shqipëri, të dielën, vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit./abcnews.al