Reshjet e dendura kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe Krujës. Si pasojë e reshjeve të dendura janë shfaqur edhe probleme pranë nënkalimit në Fushë Mamurras.
Prurjet e shumta kanë rritur nivelin e ujit, pranë Fushë Mamurrasit, pjesë e autostradës Milot Qafë Kashar, dhe për pasojë kanë bllokuar për rreth dy orë qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë punonjësi mirëmbajtjes në bashkinë e Kurbinit ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur largimin e mbetjeve, duke normalizuar situatën.
/abcnews.al/