VIDEO / Rëndohet bilanci i viktimave nga të shtënat në Fier, 2 të vdekur

schedule12:49 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 12:49 - 19 Dhjetor, 2019

Të shtëna me armë zjarri në Patos të Fierit. Mësohet se Martin Skëndaj ka qëlluar në drejtim të 2 gardianëve punonjës burgu, brenda ambjenteve te poliklinikës, duke lënë të vdekur në vend E.K dhe të plagosur rëndë M.R i cili  nuk ka mundur dot të mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e grindjes mes dy palëve, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Disa persona janë qëlluar me armë në afërsi të Poliklinikës, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dihen më tepër detaje. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar rrethanat.

Për këtë ngjarje policia ka dhënë detajet e para për këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

“Informacion paraprak

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!