LeBron James u bë i 9-ti lojtar në historinë e basketbollit amerikan që kalon numrin e 9 000 asisteve në karrierë. Legjenda e Lakers ndihmoi skuadrën e tij në fitoren ndaj një rivali si Dallas Mavericks.
Nuk ishte ndeshja e tij më e mirë, por shërbeu dyfish. Së pari, LeBron James ndihmoi Lakers që të fitonin përballjen e vështirë ndaj një rivali si Dallas Mavericks, dhe së dyti ngjiti një tjetër shkallë drejt madhështisë.
Ylli 34-vjeçar u bë i 9-ti në historinë e NBA-së që ka të paktën 9 000 asiste në karrierë, saktësisht 9 009. LeBron shërbeu 13 asiste në suksesin 108-95, duel në të cilin shënoi pak, vetëm 13 pikë. Nuk dihet nëse ai do të ketë aq vite të mbetura për të synuar shifrën e 10 000 asisteve, gjë që do ta afronte me legjendën tjetër të Lakers, Magic Johnson, që është në vendin e pestë.
I vlerësuar si basketbollisti më i kompletuar në histori, LeBron është i vetmi lojtar në basketbollin amerikan që ka mbi 30 000 pikë, mbi 9 000 topa në tabela, dhe mbi 9 000 asiste. As gjigantë të tillë, si Michael Jordan, Jabari Parker, Bill Russell apo Kobe Bryant nuk kanë shifra të tilla.
James është në vendin e katërt të renditjes së shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në NBA, madje duke qenë vetëm rreth 300 pikë prapa Bryant. Shpejt, ai do ta kalojë legjendën e mëparshme të Lakers, për të qenë në podium e për të synuar edhe dy më të mirët, Karl Malone dhe liderin Kareem Abdul-Jabbar. /abcnews.al