Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Reagon Barcelona, Suarez rikthen baraspeshën

schedule14:20 - 23 Nëntor, 2019

schedule 14:20 - 23 Nëntor, 2019

Barcelona ka nisur të reagojë. Ekipi katalanas e mbylli në disavantazh pjesën e parë kundër Leganes në transfertë. En Nesyri shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 12-të dhe kaloi vendasit në avantazh. Messi me shokë nuk mund të pranojnë një tjetër humbje dhe kanë arritur të barazojnë rezultatin me anë të Luis Suarez.

Krosimi i kapitenit në minutën e 53-të u shfrytëzua nga “El Pistolero”, i cili goditi saktë me kokë dhe barazoi ndeshjen. Barcelona i ka nisur mirë 45 minutat e dyta dhe është në kërkim të golit të fitores. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!