Poem Blu, vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës është kthyer në një ndër bebushët më të komentuar të showbizzit. Çifti i famshëm mirëpritën të voglën e tyre dhjetorin e kaluar në Gjermani dhe po shijojnë ditët më të bukura të jetës së tyre.
Ata janë shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndajnë shpeshherë momente nga përditshmëria e tyre me vogëlushen. Së fundmi, ka qenë Sara e cila ka ndarë një video të këndshme të Poem Blu, teksa shikon me shumë vëmendje dhe habi Ledrin duke kënduar këngën “Prej inati”.
“Poem: Po ky çne aty brenda dhe kush dreqin është ajo bjondja?”, ka shkruar Sara krahas videos. /abcnews.al