VIDEO/ Raphinha zë “mat” PSG, “Katalanasit” barazojnë në “Parc des Princes”

schedule22:23 - 10 Prill, 2024

schedule 22:23 - 10 Prill, 2024

Është padyshim, “ylli” i mbrëmjes, me “fantazistin” brazilian, Raphinha, që ka shënuar një tjetër gol, për “Katalanasit” e tij, duke vendosur baraspeshën, në “Parc des Princes”, në momentin më të mirë, që PSG po kalonte mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Një krosim perfekt i Pedri, i sapofutur në lojë, kapet bukur nga “ylli” latin, i cili me një goditje të menjëhershme dërgon topin në rrjetën e Donnarumma, me këtë të fundit, që u shtang, nga manovra e anësorit të sulmit. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN