VIDEO/ Rama “shkrin” së qeshuri Michel dhe Von der Leyen pas Samitit

schedule14:23 - 23 Qershor, 2022

schedule 14:23 - 23 Qershor, 2022

Ka përfunduar samiti i liderëve të BE-së në Ballkan.

Pas përfundimit të Samiti, liderët u rreshtuan për të bërë foton zyrtare.

Ajo që vihet re është kryeministri Rama, i cili është duke ecur me Presidentin e Këshillit Evropian,Charles Michel, dhe Presidenten e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen.

Nuk dihet se për çfarë po flet kryeministri, por në video shihet se Michel dhe von der Leyn qeshin me të madhe.

Pas tij shihet duke ecur presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Dimitar Kovaçevski.

Ndërsa lideri serb Aleksandër Vuçiç është në krah të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov.

Pas përfundimit të Samitit, liderët do të zhvillojnë konferencën e përbashkët për shtyp./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!