VIDEO/ Rama ngre dolli me ujë të ftohtë: Gëzuar! Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet

schedule16:44 - 28 Korrik, 2023

schedule 16:44 - 28 Korrik, 2023

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ndodhet në Tepelenë, pasi po mban një mbledhje qeverie, e cila do të zgjasë dy ditë.

Mirëpo, krahas angazhimeve politike, ai ka gjetur kohë dhe për të vizituar qytetin. Ndër të tjera, Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet teksa shijon ujin e ftohtë të Tepelenës.

Ai ka bërë gëzuar, teksa ka theksuar që ky qytet është zhvilluar shumë në sektorin e turizmit.

“Uji i ftohtë i Tepelenës. Gëzuar! Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet dhe është bërë një magnet që vetëm thith të tjerë që vijnë për ta shijuar”, thotë ndër të tjera Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!