VIDEO/ Rama në Ukrainë: Të ndalim brutalitetin në zonat e konfliktit

schedule14:50 - 20 Janar, 2020

schedule 14:50 - 20 Janar, 2020

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi vizitën e parë zyrtare si kryesues i OSBE-së. Ai ishte në Ukrainë, ku konfliti i Krimesë ka prodhuar mijëra viktima. Rama u shpreh se synimi i presidencës shqiptare të OSBE-së, është të ndalë konfliktin e dhunshëm. Një armëpushim i nënshkruar mes palëve në vitin 2015, nuk u respektua asnjëherë nga palët.

Qysh kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Ukraina ka qenë stacioni i parë i çdo kryesuesi të OSBE-së. Edi Rama nuk bëri përjashtim. Ai po zhvillon një vizitë dy ditore në Kiev, ku u takua me të gjithë palët në vend.

Në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Rama tha se synimi i OSBE-së dhe Presidencës shqiptare, është vendosja e një armëpushimi të vërtetë në terren.

“Nuk jemi këtu për të premtuar ndonjë mrekulli, e dimë shumë mirë që kjo është një krizë shumë e ndërlikuar dhe jemi këtu sepse e dimë edhe që ka diçka që mund ta bëjmë më mirë se të tjerët për të ndihmuar të lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë në terren dhe janë plotësisht të pafajshëm e nuk e meritojnë të vuajnë pasojat dhe brutalitetin e këtij konflikti. Ky është prioriteti ynë kryesor, të ndryshojmë sa mundemi gjendjen në terren, ndërkohë që formulat dhe kontaktet dhe fjalët e mëdha sillen rrotull dhe mundësisht arrijnë rezultate më të mëdha”, tha Rama.

Konflikti në Krime është ndër më të përgjashmit që pas shpërbërjes së Bashkimmti Sovjetik. Sipas Kombeve të bashkuara, qysh prej vitit 2014, e deri më tani, rreth 9,500 persona kanë vdekur, ndërsa 22 mijë të tjerë janë plagosur. Fuqitë e mëdha nuk e njohin aneksimin e Krimesë nga Rusia, por kjo e fundit është anëtare e OSBE-së, ndaj Rama, asaj që për shumëkënd është luftë, i referohet si krizë. /abcnews.al