Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin diplomatik të Antalias. Kreu i qeverisë ka publikuar një video, në të cilët duket se është pritur ngrohtë nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
“Me Presidentin Ergodan në forumin diplomatik të Antalias”, shkruan Rama, ndërsa shfaqet në fillim duke u përqafuar me presidentin turk.
Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalias është “Rikodimi i diplomacisë”. Ky Forum do t’i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. g.v/abcnews.al