Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e kësaj fundjave ta nisi me disa pamje nga një kantier e infrastrukturës rrugore, në aksin Fier-Vlorë.
Ai ka bërë të ditur që ky aks krahas by-pass-it të Fierit, shërben si një alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës.
Në fund, Rama i ka uruar të gjithë qytetarëve një fundjavë të mbarë.
“MIRËMËNGJES
me një tjetër kantier të infrastrukturës rrugore, aksin Fier-Vlorë, që krahas by-pass-it të Fierit, shërben si një aks alternativ për qarkullimin e makinave, reduktimin e trafikut, por edhe për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmit të zonës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar ai krahas pamjeve./abcnews.al