Lufta e Njëzetës e cila u quajt si “Lufta e Vlorës”, ishte një seri betejash mes forcave të Italisë dhe patriotëve shqiptarë në zonën e Vlorës për zotërimin e qytetit bregdetar.
Ajo ishte një ngjarje historike e rëndësisë kombëtare, vendimtare për kohën mbi fatin ekzistencial të trojeve shqiptare.
Lexo edhe: Ceremonia e përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës bën bashkë Ramën dhe Metën
Në përkujtim të 100-vjetorit të saj, krerët më të lartë të shtetit shqiptar janë bërë bashkë pikërisht në Vlorë.
Por edhe në këtë ditë historike për shqiptarët, politikanët i kanë mbartur me vete “hatërmbetjet” e tyre të cilat vijojnë prej kohësh.
Siç shihet edhe në këtë video të siguruar nga ABC News, kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta nuk i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe nuk kanë qasur as brryat.
Rama dhe Meta edhe pse shihen të ulur shumë pranë njëri-tjetrit ata nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë.
N.D./abcnews.al