VIDEO/ “Radio televizioni Kurtit”, aktivisti hyn live në studio gjatë edicionit të lajmeve

schedule20:09 - 1 Shkurt, 2023

schedule 20:09 - 1 Shkurt, 2023

Edicioni i lajmeve në RTK ka nisur sot me një surprizë të hidhur. Aktivistë të PSD kanë hyrë në studio ndërsa jepej edicioni informativ, ndërsa në duar mbanin pankartën: “Radio Televizioni i Kurtit”.

Personi që është futur në studio është identifikuar si Nol Nushi. Ai ka mundur të futet pasi është menduar se është i ftuar.

Dyshohet se protesta erdhi pas emërimit të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje si drejtor i RTK-së, Rilind Gërvallës.

Moderatorja e RTK ka kerkuar ndjesë pas këtij episodi: “Ju kërkoj ndjesë për ato skena që patë pak më përpara kur në mënyrë të paorganizuar dhe të panjohur si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë persona të panjohur hyn brenda përbrenda televizionit publik dhe bënë atë që ju patët mundësi ta shihni pak më përpara”, tha moderatorja.

“Ju kërkoj ndjesë publikisht”, shtoi ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!