Boll më! Futbolli nuk është për të nxitur urrejtje. Racizmi është ulur këmbëkryq dhe këtë herë është shfaqur në mënyrë të shëmtuar në Portugali. Moussa Marega ka rënë pre e tifozëve, që e kanë ofenduar.
Futbollisti i Porto ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij në transfertë me Vitoria Guimaraes, ndërkohë që në minutën e 69-të ka nisur revolta e tij kundër thirrjeve raciste që tifozët lëshuan në stadium.
Futbollisti me origjinë nga Mali, por me pasaportë franceze, ka lënë lojën. Shokët e tij janë përpjekur ta bindin që të qëndrojë në fushë. Ka qenë e pamundur diçka e tille dhe ndoshta jo veprimi i duhur.
Marega do ishte ndjerë i mbështetur nëse edh ata do e braktisnin fushën, çka do përcillte një mesazh për ata tifozë që në stadium shkojnë dhe i prishin bukurinë një loje si futbolli, që si qëllim nuk ka përçarjen, por rritjen e unitetit mes njerëzve. /abcnews.al
FC Porto's Moussa Marega substitutes himself off the pitch following racist chants in Portugal.
Instead of stopping Marega from substituting himself, FC Porto players should have left the pitch with him. Shocking scenes.pic.twitter.com/EB4xk2fsxz
— Troll Football (@TrollFootball) February 16, 2020