VIDEO/ Racizëm në LaLiga ndaj Diakhaby, Valencia braktis ndeshjen

schedule19:28 - 4 Prill, 2021

schedule 19:28 - 4 Prill, 2021

Cadiz-Valencia është ndërprerë pas 32 minutash, kur rezultati ishte 1-1. Skuadra mike ka braktisur fushën e blertë, për shkak se pretendohet se ndaj Mouctar Diakhaby ka pasur abuzim me baza raciste nga Juan Cala.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe më parë në futboll, madje në një ndeshje të Champions League mes PSG dhe Basaksehir.

Në atë duel lojtarët e të dyja ekipeve u tërhoqën nga fusha dhe një ditë më pas u luajtën minutat e mbetura. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në Cadiz-Valencia. /abcnews.al