VIDEO/ “Qytetarët” kalojnë me fat, Manchester City eleminon “Blutë” e Chelsea nga FA Cup

schedule20:16 - 20 Prill, 2024

schedule 20:16 - 20 Prill, 2024

Manchester City ka hedhur shpejt pas krahëve eliminimin nga UEFA Champions League dhe ia ka dalë të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj “Bluve” të Chelsea në gjysmëfinalen e FA Cup, duke siguruar kalimin në finale të kompeticionit.

Heroi i “Qytetarëve” ishte pikërisht portugezi Bernardo Silva, i cili ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid ishte një nga humbësit e penalltive, ndërsa të shtunën pasdite shënoi golin me vlerë finalen e FA Cup, aty ku skuadra e Pep Guardiola do të përballet me fituesen e çiftit Conventry-Manchester United.

Vetëm tri ditë pas sfilitjes 120-minutëshe në Champions League, lodhja ndikonte padyshim te të besuarit e teknikut spanjoll, që ndonëse patën kontrollin e topit, vuajtën të krijojnë raste të rrezikshme. Nga ana tjetër Chelsea zbriti disa herë rrezikshëm në kundërsulm, duke iu afruar golit, por sulmuesi Jackson shpërdoroi të paktën tre mundësi të arta shënimi, duke gabuar i vetëm përballë portierit Ederson.

Falë kësaj humbjeje, Chelsea shpërdoron kështu mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin, ndërsa “Qytetarët” e Manchester City mbetet plotësisht në garë për të fituar dy trofe këtë sezon, pasi krahas finales së FA Cup, mban edhe kryesimin e Premier League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!