Është padyshim sfida më spektakolare e këtij sezoni dhe këtë e tregoi, që në minutën e 2′-të, të sfidës, me “Qyteratët” e Manchester City, që kanë marrë të parët avantazhin, në “mitikun” e Madridit, “Santiago Bernabeu”, duke shtangur “Galaktikët” e Real Madrid.
Një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë “tinzare”, nga “fantazisti” portugez, Bernardo Silva është kthyer në gol, me “luzitani”, që dërgon topin, pas shpatullave, të portierit, Lunin, duke siguruar avantazhin. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al