Pep Guardiola duket të jetë këtë sezon më afër se kurrë finales së Champions League, teksa mbrëmjen e sotme Manchester City ka mundur me rezultatin e thellë 3 me 0, në “Etihad Stadium”, “bavarezët” e Bayern Munich, në “aktin e parë” të çerek-finales të UEFA Champions League.
“Qytetarët” e zhbllokuan sfidën që në pjesën e parë, ku pas një pasimi të shkurtër nga “fantzisti” portugez Bernardo Silva, “kollosi” i mesfushës së Manchester City, Rodri mposht me një goditje fanastike nga më shumë se 25 metra distancë portierin Yann Sommer, duke i kaluar të tijët në avantazhin 1 me 0, në minutën e 27’-të të sfidës.
Mirëpo, nuk mbaroi me kaq. Teksa pritej që “bavarezët” të gjenin golin e baraspeshës, djemtë e Pep Guardiolas shënuan dhe 2 herë të tjera në portën e gjermanëve, fillimisht me “luzitanin” Bernando Silva në minutën e 70’-të e vetëm 7 minuta më vonë “bomberi” norvegjez Erling Haaland vulosi rezultatin e thellë 3 me 0.
Tashmë, Manchester City është me “një këmbë” në gjysmë-finalet e UEFA Champions League dhe pret tashmë rezultatin e ndeshjes së kthimit, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e 19 prillit, në “Allianz Arena” aty ku gjermanët që nuk kanë asgjë për të humbur tashmë premtojë luftë të vërtetë përballë “qytetarëve”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Rodri, 1-0:
Goli i Bernardo Silva, 2-0:
Goli i Erling Haaland, 3-0: