Heronjtë ekzistojnë, në futboll sidomos. Zander Clark ka fituar respektin e mbarë botës, pas asaj që ka bërë në çerekfinalen e Kupës së Skocisë. Portieri i St Johnstone ishte ai që eliminoi nga kupa skuadrën kampione të Rangers.
Pas 90 minutave të kohës së rregullt që u mbyllën në barazim pa gola, skuadra e Steven Gerard kaloi në avantazh tre minuta nga fundi i lojës. Në aksionin e fundit sulmues e gjithë historia ndryshoi dhe shkak u bë Zander Clark.
Portieri doli në sulm dhe pas krosimit nga këndi me kokë shënoi dhe shtangu skuadrën e Rangers dhe ekipi që kalonte në gjysmëfinale do të duhet të caktohej pas gjuajtjes së penalltive.
Clark ishte në ditën e tij më të mirë, duke pritur dy penallti dhe duke i dhënë kështu kualifikimin skuadrës së St Johnstone. /abcnews.al
https://streamable.com/vf6l19