VIDEO/ Qielli u zbardh papritur, mijëra njerëz nxorrën telefonat për të filmuar objektin që binte

schedule11:47 - 6 Prill, 2022

schedule 11:47 - 6 Prill, 2022

Një numër i madh njerëzish në Indi panë se si qielli u zbardh papritur teksa mbi kokat e tyre ndriçonin disa objekte, të cilët binin me shpejtësi të madhe në tokë.

Videot e postuara në rrjetet sociale nga India treguan disa objekte që digjeshin në atmosferë duke dhënë idenë e një asteroidi të madh që binte.

Nuk është vërtetuar ende se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë ka të dhëna se bëhet fjalë për një raketë kineze, e cila është rifutur në atmosferën e tokës pasi dërgoi në orbitë disa satelitë.

Në orbitë tashmë gjenden mijëra satelitë, ndërsa shtetet fajësojnë njeri-tjetrin se e kanë mbushur hapësirën me mbetje satelitësh dhe raketash, të cilat herë pas here rikthehen në atmosferë duke shkaktuar spektakle të tilla. /abcnews.al