Shikuesit e Global NeWs Toronto të premten e kaluar mësuan se e shtuna do të ishte me mot të kthjellët ditën dhe reshje shiu në mbrëmje…por absolutisht bukur dhe me gëzof.
Kjo sepse meteorologu Anthony Farnell nuk ishte i vetmi që qëndronte para ekranit për të dhënë parashikimin. Ai kishte edhe shokun e tij, qenin Storm, pranë tij.
Teksa po jepte motin, meteorologu u tha teleshikuesve se ishte qeni i tij, se ai ishte në ndërtesën ku punon dhe se kishte marrë ëmbëlsira. Pamjet u bënë menjëherë virale.
Përveç punës, Stormi i vogël shoqëron shpesh pronarin e tij në ngjarje të ndryshme, dhe Anthony gjithashtu ka hapur një profil në Instagram vetëm për qenin, ku poston fotot e tij. g.v/abcnews.al
View this post on Instagram