Christian Pulisic nënshkroi për Chelsea gjatë muajit janar, për plot 64 milionë euro, por qëndroi dhe për gjashtë muaj të tjerë si i huazuar te Borussia Dortmund. Që nga korriku, amerikani është lojtar i Chelsea, por nuk ka arritur të lërë gjurmë me fanellën e bluve.
MEgjithatë, sot ia ka dalë të shënojë golin e parë me Chelsea, duke kaluar në avantazh Blutë e Londrës përballë Burnley. Në minutën e 21-të, talenti amerikan rrëmben një top në mesfushë dhe nis slalomin e tij. Pasi driblon dy futbollistë, Pulisic gjuan nga një diagonale e pamundur, duke ndëshkuar portierin. Festa e tij më pas, është e çmendur…/abcnews.al
Premier League, java 10
Burnley – Chelsea 0-1
Pulisic 21′