Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Publikohet momenti i arrestimit, ja zona ky fshiheshin dy “ushtarët” e Ervis Martinajt

schedule09:07 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 09:07 - 12 Dhjetor, 2025

FUSHË KUQE- Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur më herët në kërkim. Operacioni u zhvillua në një terren të vështirë, në zonën e Fushë-Kuqes, pranë lumit, ku dy të kërkuarit fshiheshin në një banesë.

Të arrestuarit janë Alket Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe Elvin Merlika, 47 vjeç, banues në Mamurras. Ata njihen si ushtarë të Ervis Martinajt, ndërsa ishin të shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre Gjykata e Posaçme (GJKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale:

-“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Gjatë operacionit, të dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri. Forcat e posaçme sekuestruan dy pistoleta, dy armë gjahu dhe municion luftarak, të gjitha të mbajtura pa leje. Po ashtu, u konfiskuan dy radio ndërlidhëse të ngjashme me ato të policisë si dhe një jelek antiplumb.

 Merlika akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles, sipas porosisë së Ervis Martinajt, kurse Alket Xhixha ka bërë të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!