PSG-Angers është një ndeshje normale e kampionatit francez, ndërsa ditën e sotme viheshin përballë dy vendet e para. Dy pikë më shumë numëronin kampionët e Francës, që kanë mbyllur 45 minutat e para në avantazh të dyfishtë.
Pablo Sarabia dhe Mauro Icardi janë autorët e golave të ekipit të Tuchel. Spanjolli mori një pasim nga Herrera në minutën e 13-të, lëvizi bukur në zonë dhe goditi fort, duke kaluar PSG në avantazh.
Dyfishimi erdhi tetë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Pasi provoi emocionet e golit të parë me ekipin e ri në Champions përballë Galatasaray, Icardi gjeti edhe golin e parë në kampionat.
Sarabia dërgoi një top në zonë dhe argjentinasi tundi rrjetën e Angers. PSG ka humbur ndeshjen e fundit në shtëpi në kampionat përballë Reims 0-2 dhe tani i duhet vetëm që të menaxhojë avantazhin e dyfishtë për të siguruar tre pikët. /abcnews.al