PSG nuk e ka patur aspak të vështirë të arrijë në finalen e UEFA Champions League, me parisienët që kanë shtypur ekipin e Leipzig në gjysmëfinale, duke i mposhtur me rezultatin e pastër 0-3.
Marquinhos në minutën e 13-të dhe Di Maria në të 42-ën vendosën që në pjesën e parë fatet e takimit, ndërsa goli i Bernat në minutën e 56-të vulosi fitoren e kampionëve të Francës.
PSG bëhet ekipi i parë finalist i UEFA Champions League, diçka që nuk ndodhte që prej vitit 1995. Djemtë e Tuchel presin kundërshtarin, që do të jetë ose Lyon, ose Bayern Munchen./abcnews.al