PSG përfitoi nga barazimi i Lille, siguroi fitoren e tretë radhazi pas suksesit 1-3 në fushën e Metz dhe kryeson Ligue 1 me 72 pikë, dy më shumë se Lille (ka luajtur një ndeshje më pak). Kampionët në fuqi të Francës iu falën dygolëshit të Kylian Mbappe dhe golit të Mauro Icardit nga pika e bardhë e penalltisë.
? Final whistle! Big away win for @PSG_English at the top of the #Ligue1UberEats #FCMPSG pic.twitter.com/q2MWZFH1tx
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) April 24, 2021
Ylli francez zhbllokoi ndeshjen që në minutën e katërt. Mbappe iu shkëput mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i ndeshjes nisi me golin e ekipit vendas. Fabien Centonze realizoi me kokë.
Pas një ore lojë erdhi goli i dytë i Mbappe, ndërsa fitorja u vulos nga një “panenka” e Mauro Icardit në minutën e parafundit. Fitore e rëndësishme edhe për moralin, pasi PSG luan mesjavën e ardhshme takimin e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Manchester City. /abcnews.al

