Takimi mes PSG-së dhe Bourdeaux, është aktualisht në barazim 1-1, me të dy golat që u shënuan në harkun kohor të pak minutave. Thiago Silva u dëmtua dhe u zëvendësua në minutën e 17-të dhe vetëm një minutë më pas, Bourdeaux gjen golin.
Një krosim perfekt nga këndi gjen kokën e Hëang, me këtë të fundit që nuk e ka të vështirë të shënojë. Megjithatë, PSG barazon gjithçka pak sekonda më vonë, me bomberin uruguaian, Edinson Cavani.
Cavani arrin në kuotën e 200 golave për PSG-në dhe për të arritur këtë kuotë jubilare, i janë dashur vetëm 298 ndeshje. Goleador i lindur!/abcnews.al