PSG-ja ishte drejt humbjes së dytë këtë sezon ndaj Lens, por një gol i Ëilnaldum në shtesë i ka dhënë një pikë skuadrës së tij në kuadër të javës së 17 Të Ligue 1.
Nga 3-shja e sulmit të famshëm të “parisienëve” sonte ishte vetëm Messi i cili nuk arriti të linte gjurmë.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në të dytën vendasit do të shënonin me Fofana në minutën e 62.
Menjëherë pas golit Pochettino kryen 4 zëvendësime, mes tyre Mbappe dhe Ëijnaldum.
Teksa Lens ishte duke bërë surprizën e madhe, Ëijnaldum do të shënonte në të 90+2’ për ta mbyllur në barazim këtë ndeshje.
PSG vazhdon të kryesojë i vetëm kampionatin edhe pse së fundmi ka dy barazime radhazi.
Real Madridi nuk njeh kundërshtarë në La Liga teksa ka mposhtur 0-2 Real Sociadatin në kuadër të javës së 16.
Ancelotti do të detyrohej të bënte një zëvendësimin të detyruar që në minutën e 17 pasi Benzema do të linte fushën i dëmtuar dhe në vendin do të futej Jovic.
Pjesa e para do të mbyllej në barazim pa gola, ndërsa në të dytin është njeriu i momentit në Madrid, Vinicius Jr që zhbllokon rezultatin në minutën e 47 dhe 10 minuta më vonë Jovic shënon dhe të dytin.
0-2 do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje me Realin që “blindon” kreun me 39 pikë, ndërsa Sociedat në vendin e 5 me 29 pikë. /abcnews.al