PSG ka fituar takimin e radhës në Ligue 1, kundër Nantes në transfertë me rezultatin 1-2. Ky takim, ishte i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit francez dhe golat nga Icardi e Kehrer, mjaftuan që parisienët të merrnin triumfin e radhës.
Asistet për të dy golat e kampionët e Francës i dhuroi Angel Di Maria, që po bën një sezon spektakolar. Argjentinasi dhuroi “show” në fushën e lojës, duke bërë që mungesa e Neymar të mos ndihet.
Golin e vetëm për Nantes e shënoi Simon në pjesën e dytë. PSG merr kështu tri pikët e radhës dhe ngjitet në kuotën e 58 pikëve, plot 15 pikë më shumë se Marseille në vend të dytë./abcnews.al