VIDEO/ PSG “fluturon” me Hakimin ne Ligue 1, Shaqiri tund rrjetën në fitoren e Lyon

schedule23:00 - 22 Shtator, 2021

schedule 23:00 - 22 Shtator, 2021

PSG fitoi edhe në Ligue 1 dhe regjistroi triumfin e shtatë radhazi në këtë kompeticion. Ishte Metz, që bëri ndeshje heroike në shtëpi, por në fund u dorëzua ndaj kryeqytetasve, duke u mundur 1-2.

Achraf Hakimi shënoi për nënkampionët e Francës që në minutën 5-të dhe krijoi idenë se ndeshja u kanalizua në favor të miqve, por nuk ndodhi kështu.

Në minutën e 39-të Kouyate shënoi për Metz dhe riktheu barazinë, duke e komplikuar ndeshjen dhe mbyllur pjesën e parë 1-1. Në të dytën PSG krijoi volum e disa raste, por nuk gjeti dot golin në kohën e rregullt.

Gjithçka do shkonte në favorin e tyre në minutën e parë të shtesës, kur Dylan Brom mori dy kartonë të verdhë dhe la Metz me një lojtar më pak.

PSG mori zemër dhe forcë dhe shtyu në maksimum, duke shënuar në minutën e 5-të shtesë me Hakimin, shpëtimtar i parizienëve sonte.

Duhet të themi se sot në fushë mungoi Leo Messi, që ka pësuar dëmtim në gju dhe i duhen disa ditë pushim. PSG kryeson Ligue 1 me 21 pikë, pas 7 javëve.

Fitore korri edhe Lyon, që mundi 3-1 Troyes, teksa protagonist ishte Xherdan Shaqiri. Ylli i Zvicrës shënoi golin e parë për të tijtë në minutën e 48, duke barazuar momentalisht rezultatin. /abcnews.al