PSG ka arritur të marrë një fitore më rezultat tenistik ndaj Clermont, pasi mposhti këta të fundit me shifrat 6-1.
Një dominim total nga parizienët e Pochettinos, ku Neymar dhe Kylian Mbappe ishin protagonistët kryesorë të kësaj sfidë, pasi të dy lojtarët arritën të shënonin tripletë, ndërsa Lionel Messi asistonte.
Neymar 6’, 71’ dhe 83’ dhe Mbappe 19’, 74’ dhe 80’ do të vulosnin këtë triumf të PSG, teksa goli i shënuar nga Clermont ishte i pavlefshëm përballë sulmit të skuadrës mike, teksa goli i shërben Dossou 42’ vetëm për statistikë.
Me këtë fitore PSG udhëheq Ligue 1 me 71 pikë, ndërsa Clermont ndodhet në vendin e 17 me 28 pikë.
/f.a/abcnews.al