VIDEO/ Provë kampionësh, Atletico Madrid kalon një test të vështirë

schedule22:57 - 28 Shkurt, 2021

schedule 22:57 - 28 Shkurt, 2021

Atletico Madrid është një skuadër që reagon gjithmonë kur duhet, dhe një gjë të tillë e përsëriti edhe mbrëmjen e sotme. “Colchoneros” fituan 0-2 në fushën e Villareal, trepikësh shumë i rëndësishëm për titullin kampion.

Një autogol zhbllokoi takimin në minutën e 25-t. Alfonso Pedraza dërgoi topin në portën e tij dhe autogoli u quajt i rregullt pasi arbitri pa pamjet në VAR. Ekipi që kryeson kampionatin spanjoll, realizoi golin e qetësisë në pjesën e dytë.

Kontroll i bukur i topit, goditje e saktë dhe gol i Joao Felix, talentit portugez të ekipit të Diego Simeones. Atletico menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe tani kryeson me 58 pikë, 5 mbi Barcelonën dhe 6 më shumë se Real Madrid. /abcnews.al