Ka humbur ndjenjat në protestë tezja e Martin Canit, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”, në Tiranë. Mësohet se ajo nuk është ndjerë mirë gjatë marshimit sensibilizues për vrasjen e nipit të saj.
Si pasojë, qytetarët pjesëmarrës në protestë, nuk kanë nguruar t’i japin ndihmën e parë. Menjëherë, në vendngjarje ka mbërritur dhe ambulanca, e cila e ka dërguar menjëherë në spital.
Kujtojmë që kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin publik. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë një diskutim për të shtuar filtrat ose mbyllur TikTok-un dhe Snapchat./abcnews.al