Ekipi i anësorit të kombëtares Shpresa, Armando Dobra, nuk e ka nisur sezonin ashtu siç parashikohej në fillimin e tij. Ipswich po del nga objektivi kryesor, rikthimi në Championship.
Rezultatet e fundit negative kanë sjellë dhe rënien në renditje, duke humbur kontaktin me zonën e play-off për ngjitjen në një kategori më lart. Në shenjëstër ka përfunduar trajneri i skuadrës, Paul Lambert, i cili akuzohet nga tifozët se është ai shkaktari i këtyre rezultateve dhe ata kanë një kërkesë për drejtuesit.
SAVE OUR SEASON
SACK PAUL LAMBERT#ITFC #BA78 pic.twitter.com/2NEfWdPHbO— Blue Action (@BlueAction1878) February 15, 2021
Ultrasit e ekipit vendosën të organizonin një prostestë në fushën stërvitore të Ipswich. Ata kishin marrë me vete dhe flakadanë, duke kërkuar që fjala e tyre të dëgjohej. Videoja nga protesta u postua më pas dhe nga tifo-grupi në “Twitter”, shoqëruar me fjalët: Shpëtoni sezonin tonë, shkarkoni Paul Lambert.
Ky është sezoni i dytë i Dobrës tek ekipi anglez dhe kaq i ka mjaftuar që të jetë një nga talentet më premtues të tyre. Në verë shqiptarin e kërkuan klube nga Championship, por Ipswich vendosi që ta mbajë në ekip. 19-vjeçari ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar dhe një gol. /abcnews.al