Policia ka shoqëruar për në Komisariat një prej artistëve dhe 1 muzikant të cilët kanë dalë sot në protestë.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, protestuesit janë futur në fugonin e Policisë dhe janë dërguar në Komisariat.
Disa të rinj, artistë e muzikantë kanë dalë në sheshin para kryeministrisë dhe kanë kundërshtuar aktin Normativ për mbylljen e bareve dhe lokaleve të natës por edhe muziken duke filluar nga ora 20:00./abcnews.al