Më shumë se 60 persona, kryesisht policë, u plagosën në Stamboll në një tubim kundër Izraelit ku demonstruesit u përpoqën të hynin në kompleksin e konsullatës izraelite.
“Në total, 63 persona, përfshirë 43 oficerë policie, u plagosën gjatë trazirave”, thuhet në deklaratë.
Një burrë 65-vjeçar vdiq nga ataku në zemër. Sipas qeverisë, rreth 80 mijë njerëz u mblodhën mbrëmë para konsullatës izraelite në Stamboll pas sulmit në një spital në Rripin e Gazës që shkaktoi mbi 500 viktima.
/abcnews.al