Mijëra njerëz demonstruan të shtunën mbrëma në disa qytete izraelite, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të Hamasit dhe duke dënuar qeverinë Netanyahu.
“I bëj thirrje qeverisë më të dështuar në historinë e Izraelit të japë dorëheqjen,” tha një oficer i ushtrisë izraelite i cili u plagos gjatë operacioneve të fundit në Rripin e Gazës.
This is a thread from February 24 march and protest of democratic forces of Israel calling for the government to focus on the release of hostages instead of war of destruction with no plans in mind, and ultimately calling for the resignation of said government and for elections. pic.twitter.com/LLit0d957V
— Michael Vokabre (@Vokabre) February 24, 2024
Disa protestues mbanin pankarta duke fajësuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për sulmin e paprecedentë të nisur nga Hamasi më 7 tetor, ku u vranë rreth 1200 njerëz.
“Ti je udhëheqësi! E keni fajin tuaj!”.
Demonstrata të ngjashme u organizuan në Jerusalem, Haifa, Beer Sheva dhe jashtë rezidencës së Netanyahu.
Tonight in Tel Aviv, the police attacked with a water canon a mach of family members of hostages held in Gaza (including one released hostage) as they arrived to the area of the anti government protest (credit: Yair Palti) pic.twitter.com/b7EpSweSIN
— Oren Ziv (@OrenZiv_) February 24, 2024
Që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite, më shumë se 29,600 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas një raporti të ministrisë së shëndetësisë në enklavën palestineze të kontrolluar nga Hamasi.
Gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, 105 pengje u liruan në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Megjithatë, që atëherë, nuk ka asnjë shpresë për familjet e pengjeve të mbetura, të cilët janë në ankth për fatin e të dashurve të tyre.
⚡️Chaos in Tel Aviv, what is happening?? pic.twitter.com/oqG4UlhA2z
— War Monitor (@WarMonitors) February 24, 2024
Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth 100 të rrëmbyer janë gjallë dhe mbahen në Rripin e Gazës.
Thousands of protesters calling for the government to resign and a hostage deal. The police have arrested one of the protest leaders and firing water cannons on protesters.
Credit: @GushNegedKibush pic.twitter.com/Vv0STRAzCx
— Etan Nechin (@Etanetan23) February 24, 2024
/abcnews.al